Gjendet e vdekur një femër në Komoran

Një femër është gjetur pa shenja jete në Komoran të Drenasit.
Policia e Kosovës ka njoftuar sot përmes raportit 24 orësh për media se rasti i vdekjes së dyshimtë ka ndodhur të martën rreth orës 12 e 40 minuta.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër K/Shqiptar. Njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë, transmeton DrenicaOnline.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Njësitet përkatëse të policisë janë duke e hetuar rastin./DrenicaOnline/