Gjendet drogë në Komoran

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orës 13:00, në Komoran është gjetur substancë narkotike në një shtëpi, transmeton DrenicaOnline.
Sipas policisë, gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull K/Shqiptar janë gjetur dhe konfiskuar 49.56 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Gjatë kontrollimit i dyshuari nuk gjendej në shtëpi. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës./DrenicaOnline/