E kërkonte policia prej kohësh, arrestohet në Komoran

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Komoran të Drenasit pasi i njëjti ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet, transmeton DrenicaOnline.
“Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull K-shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin policisë së Kosovës.
Nuk janë dhënë detaje rreth arrestimit dhe arsyet, por sipas policisë prangosja e të kërkuarit është bërë të martën në orën 10:00,/DrenicaOnline/