Vrasja e Ivanoviç, 2 policë kosovarë në pranga
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot dy policë të dyshuar si të implikuar në vrasjen e Ivanoviç, duke realizuar edhe dy bastisje në bashkëpunim me Policinë e Kosovës (PK) dhe në konsultim me prokurorinë kompetente. Dy të arretuarit akuzohen për manipulim provash.
IPK, në një njoftim për media, bën me dije se me autorizim të prokurorit dhe Gjykatës Themelore në Mitrovicë, “hetuesit e IPK-së dhe PK-së kanë realizuar urdhëresën për bastisje në Mitrovicën e Veriut me dyshimin se dy zyrtarë policorë kanë kryer veprën penale “Manipulim me prova” të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”.
“Sot (10.02.2018) në orët e pasdites, hetuesit e IPK-së dhe PK-së kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe janë bastisur dy lokacione në Mitrovicën e Veriut si dhe është konfiskuar një revole e llojit TT si dhe dy karikatorë me nga 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme”, thotë IPK në njoftimin për media.

