Aksident tjetër në Korroticë të Ulët, katër persona të lënduar (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën rajonale Drenas-Komoran, saktësisht në Korroticë të Ulët të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar foto nga ky aksident ku ishin përfshirë dy vetura me targa lokale, ku katër persona kanë mbetur të lënduar.
Menjëherë në vendin e aksidentit është paraqitur policia e trafikut rajonal e cila është marrë me rastin./DrenicaOnline/

