Aksident i rëndë trafiku në Korroticë (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 16:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Korroticë të Lartë të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
Në aksident janë përfshirë tri vetura me targa lokale, ku disa persona kanë mbetur të lënduar.
Menjëherë në vendin e aksidentit është paraqitur policia e trafikut e cila është marrë me rastin./DrenicaOnline/