Therje me thikë në Drenas, arrestohet një person
Është arrestuar një person në Drenas, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull, transmeton DrenicaOnline.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Hetuesit ende janë duke u marrë me rastin për të zbardhur të gjitha rrethanat që quan të dyshuarin deri në kryerjen e veprës./DrenicaOnline/

