Aktivitete të shumta në Drenas për 10 vjetorin e pavarësisë

Drenas, kjo është agjenda e aktiviteteve për 10 vjetori e shpalljes së pavarësisë

8 shkurt 2018

Dekorimi i qytetit me flamuj shtetëror e kombëtar dhe me banderola.

9 shkurt 2018

Në ora 11:00, vendosja e ikonës së 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”.

15 shkurt 2018

Në ora 10:00, organizohet Turnir në futboll të vogël, në Palestrën e Sporteve në Drenas.

Në ora 14:00, organizohet Turnir në volejboll për vajza në Palestrën e Sporteve në Drenas.

16 shkurt 2018

Në ora 12:00-13:00 në të gjitha shkollat e Komunës së Drenasit do të organizohen programe kulturo-artistike kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në të gjitha shkollat e Komunës së Drenasit ora e parë e mësimit t’i kushtohet rrugëtimit deri te Pavarësia e Kosovës.

Në ora 18:00, Koktej me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që do të mbahet në restaurantin “Dijamant”, në Drenas.

17 shkurt 2018

Në ora 10:00-15:00, në Sheshin “Fehmi dhe Xhevë e Lladrovci” në Drenas organizohet ekspozita e piktorëve dhe skulptorëve.

Në ora 10:00, Kryetari Lladrovci dhe zyrtar komunal do të vendosin kurora me lule në varrezat e dëshmoreve në Prekaz, Polac, Gllanasellë dhe Likoshan.

Në ora 14:00, Seancë solemne e Kuvendit Komunal për nder të Ditës së Pavarësisë.

Në ora 15:00, në Sallën e Kulturës mbahet Koncerti Festiv me rastin e 10-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe ndarja e dekoratave për personalitete të lëmive të ndryshme.

Drenas, më 08.02.2018 Këshilli Organizues i komunës së Drenasit

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë