Aksident në Korroticë, përfshihen tri vetura (Foto)

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur rreth sot orës 15:00 në magjistralen Komoran-Drenas, saktësisht në fshatin Korroticë e Ulët.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marr me rastin.

Për një kohë në këtë vend u krijuan kolona të gjata të automjete, transmeton DrenicaOnline.

Mësohet se përveç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk ka viktima./DrenicaOnline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë