Zyrtare: Kryeministri i Malit të Zi vjen javën e ardhshme në Prishtinë
Vizita e kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq në Republikën e Kosovës, i cila ishte planifikuar për sot, do të shtyhet për javën e ardhshme. Kështu njofton Qeveria e Malit të Zi, shkruan Gazeta Express.
“Arsyeja për shtyrjen e vizitës është fakti se aeroporti i Prishtinës u mbyll për shkak të mjegullës gjatë mëngjesit.
Afati i vizitës do të harmonizohet dhe në kohë i komunikohet mediave”, thuhet nga Qeveria malazeze.
Dushko Markoviq ishte planifikuar që të mbërrijë sot në mëngjes në Kosovë, teksa vendi ende nuk po arrin ta zgjidhë çështjen – tashmë të brendshme – të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Shefin e ekzekutivit malazias ishte paraparë që ta presë në Aeroportin e Prishtinës, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe me pritje e me nderime shtetërore në Prishtinë, rreth orës 8:30, ishte planifikuar që të pritej nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.


