Kurti i kërkon interpelancë Haradinajt për rastin Dehari
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për vdekjen e aktivistit Astrit Deharit në burgun e Prizrenit me 5 nëntor të vitit 2017’të. Nga VV kanë deklaruar se meqë qeveria nuk ka dhënë asnjë përgjigjje për këtë rast, do të kërkojnë interpelancë nga kryeministri Haradinaj, shkruan Gazeta Express.
Kurti ka folur për të gjitha deklaratat që ai i konsideron kundërthënëse, e që kanë ndikuar në mos zbardhjen e kësaj vdekje.
“Në nëntor të vitit 2016-të nuk e mori as sëmundja as aksidenti, Astritin e mori padrejtësia që ai luftonte me gjithë qenien e tij,që nga arrestimi i time me 29 gusht dhe deri m e mbytjen e tij me 5 nëntor”, deklaron kryetari i VV’së.
Sipas tij, Dehari po qëndronte në burg si i pafajshëm, sic thotë Kurti, jo vetëm moralisht dhe politikisht, por edhe ligjërisht.
“Secila ditë ishte ditë e krimit të një regjimi ndaj një qytetari të Kosovës ndaj një aktivisti të shkëlqyeshëm dhe ndaj një studenti shembullor. Astriti nuk ishte thjesht në burg, ai ishte i paraburgosur, pra as dënim as aktakuzë, është situatë tjetër kur vdes një person i denuar dhe me vuajtje dënimi, është diçka krejtësisht ndryshe kur vdes dikush në paraburgim, sepse Astriti në paraburgim ishte i pafajshëm jo vetëm moralisht dhe politikisht por edhe ligjërisht” thotë ai.
Kurti përmend edhe arrestimin e aktivistëve, duke shtuar se ata janë arrestuar pa prova dhe fakte, duke thënë se nuk ka pasur interes nga shteti për të gjetur të vërtetën.
“Astriti nuk u mor fare në pytje nga prokuroi deri kur ai u mbyt. Më pas kishte interes që të fshihej e vërteta, komandanti i policisë së rajonit të Prizrenit tha që Astriti është vrarë me medikamente e prokurori menjëherë shpalli hetimet e mbyllura. Kryepolici i Prizrenit, Nexhmi krasniiqi ishte i pari që foli dhe që gënjeu ai foli për medikamente të paqena”, tha ai.
Gjithashtu, në konferencë ai përmend edhe deklaratën e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit pak ditë para se Dehari të vdiste në burg.
“Disa ditë para se të mbytej në burg, kryetari i kuvendit pati thënë se kujdes se po e vrani veten, ai kurrë nuk tregoi se ku e pati fjalën”, shtoi ai.
Duke përmendur edhe personin i cili ishte në një qeli me Deharin, i cili edhe e gjeti të vdekur, e që edhe vetë ndërroi jetë pak muaj më pas, Kurti thotë se kjo është e dyshimtë pasi që ai edhe kishte ndërruar deklaratat disa herë, duke thënë se kishte frikë nga policia.
Ai përmend lejet për hetim dhe mjetet, mirëpo, thotë se nuk u dha leja për hetim në vendin që ka zgjedhur familja.
Meqë Qeveria nuk ka dhënë përgjigje, Kurti thotë se VV’ja do të kërkojë interpelancë nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Në fund, Kurti kërkon që sa më shpejtë të realizohet hetim ndërkombëtar për këtë rast për t’u zbardhur sa më shpejtë vrasja.


