Drenori: Unë e iniciova taksën për largim (Video)

Menjëherë pas publikimit të lajmit se Komuna e Drenasit ka hequr taksen prej 5 eurove për ankesa, ka ardhur reagimi i asamblistit të Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori.
Ai thotë se taksen e ankesës prej 5 eurove e ka iniciuar në Kuvend dhe e ka mbrojt mendimin me ngulm që duhet të largohet.
Ai këtë e argumenton me publikimin e një video gjatë njërës prej seancave të Kuvendit Komunal ku shihet duke folur pikërisht për këtë ngarkesë./