Ish-komandanti i Koshares bëhet me djalë në përvjetorin e betejës (Foto)

Nëntë prilli ka marrë edhe një domethënie tjetër shumë të rëndësishme për ish-Komandantin e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rrustem Berisha.
Ish-ushtaraku është bërë me djalë pikërisht në përvjetorin e tetëmbëdhjetë të Betejës së Koshares, që shënon njërën prej fitoreve më domethënëse të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.
Ai ka publikuar një fotografi nga takimi i tij i parë me të birin, pas manifestimit të Betejës së Koshares.
“Pas manifestimit të Betejes së Kosharës , taki i parë me djalin tim të lindur me 09 Prill 2017”, ka shkruar ai në legjendën e fotografisë. /Express/
