Berisha: Ja sa para mbeten pa shpenzuar nga buxheti komunal i vitit të kaluar


Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Vehbi Berisha ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook shifra të buxhetit komunal për të cilat është  diskutuar në seancën e  fundit  ku ka pasur edhe një përballje me drejtorin e financave.

Ky është statusi i tij i postuar në facebook:

Të nderuar qytetarë të Drenasit, në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Drenasit na u raportu në lidhje me buxhetin e vitit të kaluar, ku doli të jetë shuma prej 605,761.77 EUR si para të cilat kanë mbet pa u shpenzuar të cilat do ti sqaroj në vijim edhe më në detaje: Shuma në vlerë prej 91,099.02 EUR kanë mbet pa u shpenzuar nga grandet qeveritare, nga të hyrat vetanake 2016 kanë mbet 456,613.55 EUR si dhe nga të hyrat vetanake 2015 kanë mbet 58,049.20 EUR. Në raportin e buxhetit komunal thuhet se në mosrealizimin e plot të buxhetit komunal ndikim të theksuar ka pasur shkurtimi i grandeve qeveritare në shumë prej 333,163.66 EUR, shumë kjo ku askund nuk përmendet në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr: 11/120 të datës 14.12.2017, mbi të cilin vendim janë bërë shkurtimet buxhetore. Përkundrazi në vendimin e Qeverise shkruan se Komuna e Drenasit ka pas shkurtime buxhetore vetëm 89,318.32 EUR.

Përpos kësaj paradoks tjetër është se si paska pasur mundësi që terë këto mjete të mbesin pa u shpenzuar me kohë për shkak të një vendimi të qeverisë i cili është marr krejt në fund të vitit d.m.th 17 ditë para përfundimit të vitit. Pikërisht kjo ishte replika ime (në kërkim të sqarimit zyrtar) me drejtorin e financave ku kërkova sqarim për ketë çështje në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Drenasit të mbajtur me 29.03.2017.

PS: Të bashkangjitur në formë foto mund gjeni faqen 2 të Raportit të buxhetit të Komunës së Drenasit për vitin 2016, se bashku me ilustrime, si dhe vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr: 11/120 të datës 14.12.2017, linku: http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Vendimet_e_Mbledhjes_se_120-te_te_Qeverise.pdf

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë