Lladrovci: Tenderët nuk mund t’i japë Berisha, Drenori më shumë flet se sa mendon

Drejtoria e Urbanizimit, konkretisht drejtori Betim Berisha është akuzuar se po i jep tenderë firmës “Trasing”, firmë kjo e afërt me familjen e tij.
Dicka të tillë e ka mohur kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.
“Jemi mësu m’i akuzu njerëzit pa fakte”, thotë ai. “Kur flasim për tenderë duhet të kemi fakte. Qe tre muaj as që ka apliku dikush prej familjes së tyre nuk ka konkuru. Edhe po të konkurrojë dikush, nëse e bën punën me standarte do ta fitojë”.
Lladrovci theksoi se një gjë të tillë nuk mund ta bëj drejtori i Drejtorisë. Ai zotohet se një dukuri e tillë nuk do të ndodhë në komunën e Drenasit, të paktën jo gjatë qeverisjes së tij, thotë Lladrovci.
“Nuk mundet Betim Berisha t’i jep tenderët, ai mundet m’i rishiku standartet si bëhet puna”, ka thënë ai.
I pyetur që nëse del e kundërta, Lladrovci thotë se nuk mund të del e kundërta.
“Nuk mund të del e kundërta”, potencoi Lladrovci.
Lladrovci hedh dyshimet se këto akuza i ka ngritur Xhavit Drenori, i cili sipas tij, nuk ishte i gatshëm ta marrë pozitën e ofruar.
Ai, thotë Lladrovci, është i gatshëm vetëm të flasë dhe asgjë tjetër./Koha.net/