Lladrovci me bashkëpunëtorë, bëjnë homazhe tek varrezat e Abrisë

Me rastin e shënimit të 18 vjetorit të rënies së dëshmorëve, Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Ymer Shala, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga drejtor të drejtorive, kryesuesin e Kuvendit, Naimz Bazaj, deputet të Kuvendit Komunal, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shumë qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë venë kurora lulesh pranë varrezave në Abri të Drenasit.
Pas homazheve, kryetari Lladrovci dhe të tjerët, kanë vizituar edhe familjet e dëshmorëve.