Drenori flet për 100 ditshin e Lladrovcit

Më poshtë e gjeni statusin e plotë të Asamblistit Xhavit Drenori të cilin e bëri menjhërë pas përufnidimit të intervistës të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci në Rubikon të KTV-së:
Sonte në RUBIKON ishte Kryetari Lladrovci i cili nder temat e shumta rreth 100 ditëshit të punës e lakoj disa herë edhe emrin tim.
E ndjej për obligim t’i sqaroj opinionit publik dhe përkrahësve të Vizionit për Drenasin se ne dy çështje Kryetari Lladrovci nuk e tha të vërtetën, kur foli rreth meje.
Po pres një debat të përbashkët me Kryetarin që të ballafaqojmë faktet rreth 100 ditëshit të qeverisjes së tij në Drenas, e nëse kjo mundësi nuk me ipet, do të dal së shpejti me nje videoinqizim publik.
Ata që më njohin, e din ku jam.
Ata qe e përcollën me vemendje të gjithë intervisten patën mundësinë e artë të qesin në peshore EFEKTIN DRENORI në këto vite aktivitet politik në Drenas.
Kryetari e pranon se:
ka prona publike të uzurpuara (nuk guxon me permend emra se shumë nga ta i ndihmuan me mbledhe vota),
ka ndërtime në tokë bujqesore (absolutisht jashtligjshem, por prap nuk përmënd emra sepse pikerisht në një lokal të tillë hoteljer e bëri edhe festen e fitores),
ka keqmenaxhim në shëndetësi, por ska fuqi me vepru,
Etj, etj.
Do hapa pozitiv megjithatë kanë ndodhë në mendjesinë qeverisese në Drenas, dhe Kryetari Lladrovci ka edhe do kohë për me tregu se sa e ka përnjëmend me punu konform ligjit.
Waiting for the first TV debate me Kryetarin Lladrovci.
PS.: foto e bashkangjitur është bërë në ulësen e kuvendit konunal, ku unë zakonisht ulem në mbledhje të kuvendit dhe pasqyron që Drenori nuk ka armiqësi me asnjë njeri, por nuk levizë edhe asnjë milimeter nga parimet