Vrasja për shelgje i sjell para gjyqit dy familje të Sllatinës

Ka filluar gjykimi ndaj gjashtë të akuzuarve për vrasje të rëndë dhe pjesëmarrje në rrahje, që ka ndodhur vitin e kaluar në fshatin Sllatinë të Komunës së Podujevës, shkruan sot Koha Ditore.

Të akuzuarit janë bashkëfshatarë. Ata dyshohet se janë përleshur për shelgje lumi, me ç`rast një person ka mbetur i vdekur.

Në seancën fillestare ka munguar njëri prej të akuzuarve, i cili, sipas babait të tij, ka shkuar qe tre muaj në Gjermani. Gjykata ndaj tij ka lëshuar urdhëresë për sjellje me dhunë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë