Rrëfehet pronari i fabrikës së plastikës, dëmi i shkaktuar rreth 350 mijë euro (Foto)

Pronari i firmës “Pëllumbi”, Gani Krasniqi, të cilit sot i është djegur fabrika për përpunimin e plastikës në Negroc të Drenasit, ka rrëfyer ngjarjen se si ka ndodhur djegia e objektit.
Ai para mediave ka thënë ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 ndërsa dëmi përafërisht llogaritet të jetë 350 mijë euro.
Sipas Gani Krasniqit, nga ky biznes familjar kanë jetuar tetë familje, transmeton DrenicaOnline.
Krasniqi ka fajësuar KEDS-in për këtë rast duke potencuar se brenda këtij viti në Negroc janë djegur tri shtëpi.
Biznesmeni Krasniqi ka thënë se do të bëjë përpjekje që biznesi të mos shuhet pasi që firma ka obligime./DrenicaOnline/



