Lladrovci thotë se do jetë pa pardon për uzurpatorët, në kafetë e Drenasit s’pihet më duhan

Lladrovci thotë se do jetë pa pardon për uzurpatorët, në kafetë e Drenasit s’pihet më duhan

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci publikisht në Rubikon të KTV-së ka ftuar të gjithë pronarët e lokaleve të cilët nuk kanë leje për lokalet e tyre në takim në zyrën e tij të hënën.

Lladrovci tha se këtë e bën për t’ju ofruar atyre edhe një mundësi që të marrin lejet për lokalet e tyre dhe mos t’u merren ato.

Ai thotë se kanë filluar të evidentojnë ata që nuk kanë leje dhe tashmë sipas tij janë dhjetëra sosh vetëm brenda Drenasit.

“I kam 20 faqe material por nuk i kam numëruar me numër. Po flasim vetëm për brendinë e Drenasit dhe do të dalim edhe në periferi… Të hënën do ta kemi takimin, do ta bisedojmë a janë të gatshëm, shumë pronarë më kanë thënë që janë të gatshëm sepse shumë pronarë më kanë thënë jemi të gatshëm të paguajmë veç mos me ja prish”, ka thënë Lladrovci.

Lladrovci përmend edhe çmimin për lejimin e terrasave të lokaleve e cila tashmë është e përgjysmuar. Këtë, sipas tij, asamblistët e bën me qëllime personale.

“Është 1.50 euro për m2 dhe ka qenë 3 euro”, ka thënë Lladrovci.

Kryetari thotë se nuk e dinë se si komuna ka ardh në këtë gjendje mirëpo për këtë përgjegjësinë do ta barin inspektorët.

“Disa ministri dhe komuna duhet të bashkëveprojnë dhe të marrin një vendim. Kjo është sfidë sepse kurrkund në botë nuk lejohen të ndërtohet tri pompa ngjitur me njëra tjetrën por këtë le ta kupton dikush tjetër me çfarë qëllimi janë bërë”, ka thënë ai.

“Pronarët nuk do t’i lejoj të ndërtojnë më dhe e kanë vijë të kuqe, dhe kur them e kanë vijë të kuqe unë e kam mbështetjen edhe të kryetarit tim”.

Fenomeni i pirjes së duhanit në komunën e Drenasit është zhdukur. Kjo pasi kryetari i ri i komunës thotë të ketë respektuar ligjin plotësisht dhe një gjë të tillë nuk mund të shohin në komunën që ai e udhëheq.

“Nuk frikohem se do t’i humb zgjedhjet duke respektuar ligjin”, thotë Lladrovci.

Ai në Rubikon të KTV-së theksoi se kryetarët e tjerë nuk kanë vullnet të respektojnë ligjin dhe rrjedhimisht duhani vazhdon të konsumohet në hapësirat publike në komunat e tjera.

“Me vullnet çdo kryetar e arrin me respektu ligjin. Po them se te tjerët nuk e kanë”, ka thënë Lladrovci.

Ai thotë të ketë një problem tjetër. Gjykatat thotë Lladrovci nuk i shqyrtojnë ato gjoba dhe pas një viti lëndës i kalon vlerëshmëria.

“Gjykatat tona nuk i shqyrtojnë rastet që dërgohen”, ka thënë ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë