Kë e falënderon Lladrovci për fitoren në Drenas, e kush e bëri të ndjehet keq para norvegjezëve

I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në raundin e parë të zgjedhjeve fokusin kryesor e kishte nxitjen dhe kthimin e interesit të qytetarëve që të dalin në zgjedhje.
Ai me këtë e arsyeton mungesën e tij në medie gjatë fushatës zgjedhore.
Lladrovci në Rubikon të KTV-së potencoi se rezultati është rezultat i pjesëmarrjes së shtuar të gruas në zgjedhje.
“Në raundin e parë nuk kam pas mundësi të vi në medie dhe të paraqitem për kërkesat për gazetarët. Jam marrë me qytetarët të cilët këmbëngulnin që nuk do të dalin në zgjedhje dhe në balotazh e keni pa edhe ju, kontratë do të bëj por veç me qytetarët. Kjo ka qenë edhe rezultat i gruas demokratike”, ka thënë Lladrovci.
Lladrovci nuk beson se hezitimi i qytetarëve të dalin në zgjedhje ishte hakmarrje ndaj PDK-së.
“Kanë mendu që ne kemi fitu gjithmonë dhe do të fitojmë”, ka thënë ai. “Në balotazh gratë kanë qenë shtytësi kryesor. Rritja e madhe e votave ka qenë për shkak të daljes së grave”.