Haradinaj: Do të lirohem më 27 prill

Udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me datën 27 prill pret vendimim që e presin të gjithë.

“Vendimi do të jetë refuzim i kësaj kërkese dhe për kthim në Kosovë. Prezantimi i Prokurorisë paraqiste një rast joekzistent, prezantimi i mbrojtjes ishte shumë i qartë”, ka thënë Haradinaj nga Franca, në një intervistë për Klan Kosova.

Haradinaj ka përsëritur se është peng dhe se drejtësia franceze ka rënë pre e Serbisë.

Megjithatë ai është shprehur i bindur se në fund do të ngadhënjejë.

“29 nëntor 2012 është vërtetuar e vërteta për pafajësinë time, por kjo nuk po i pëlqen Beogradit”, ka thënë Haradinaj.

“S’ka qare, jemi në drejtën tonë. Do të jetë një lirim i pakusht. Jo gjyqtarët por edhe gazetarët e kanë parë se nuk qëndron një kërkesë e tillë, krejtësisht politike”, është shprehur ai.

Haradinaj ka thënë poashtu se Serbisë duhet t’i tregohet vendi.

“Fqinjët i kemi të këqij, Serbisë duhet të ja tregojmë vendin qysh ka bërë Kroacia”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë poashtu se po merr në mënyrë të vazhdueshme mbështetje dhe se ata po i japin forcë për të mos u dorëzuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë