Digjet fabrika e plastikës në Negroc (Foto)

Fabrika e plastikës në Negroc të Drenasit është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar foto ku shihet tym i madh në vendin ku ka shpërthyer zjarri.

Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk është raportuar për persona të lënduar.

Ndërsa dëmet materiale raportohet se janë të konsiderueshme.

Nga kjo fabrikë janë siguruar të ardhura për shumë familje të Negrocit ndërsa pronari i saj është një biznesmen i suksseshshem në këtë zonë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë