100 ditë të qeverisjes Lladrovci, sonte kryetari flet për të arriturat dhe dështimet
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sonte është i ftuar në emisionin Rubikon të KTV-së.
Këtë e ka bërë të ditur autori i emisionit Adriatik Kelmendi në një postim të publikuar në profilin e tij në facebook ku qëllimi i intervistës është 100 ditëshi i qeverisjes Lladrovci.
Lladrovci gjatë kësaj kohe ka qenë njëri ndër kryetarët e komunave më i përfoluri në media.
Ai për këto ditë të qeverisjes mbahet mend për emërimin e 50 % të stafit nga gjinia femërore, disiplinë administrative, rregull në biznese, ndalim të duhanit në vendet publike si dhe në ndalimin e punimeve në rrugë pasi që nuk shtroheshin sipas standardeve të kërkuara.
Ai po ashtu gjatë kësaj kohe ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe përfaqësues të huaj në kërkim të donacioneve për të mirën e qytetarit drenicas./DrenicaOnline/


