Rrokulliset një veturë në Polac, shoferi dërgohet në QKUK

Një person përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale në Polac të Skenderajt, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë duke dalë jashtë rruge dhe më pas është rrokullisur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, ngasësi i veturës ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë