Nxënësit e Drenasit “pushtojnë” Kuvendin e Kosovës

Një grup nxënësish nga Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas kanë vizituar Kuvendin e Kosovës. Ata i ka pritur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

“Ishte kënaqësi të prisja në Kuvendin e Kosovës maturantët e Shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të Drenasit. Zhvilluam një debat interaktiv, kërkesat e rinisë për avancimin politik të vendit tonë e shtojnë përgjegjësin tonë në punën dhe aktivitetin e përgjithshëm”, ka shkruar Zemaj në profilin e tij në facebook./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë