Këta janë mësimdhënësit e rinj të Drenasit (Dokument)

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Drenasit ka përzgjedhur mësimdhënësit e rinj në disa shkolla, transmeton DrenicaOnline.

Në bazë të vlerësimit të testit me shkrim të datës 3 prill dhe intervistës me gojë të datës 5 prill, Drejtori për Arsim, Daut Thaqi ka nxjerrë këtë shpallje.

Blerina Haradini është zgjedhur mësimdhjënëse për Arsim fillor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Luigj Gurajkuqi” në Sankoc.

Ardianë Isufi, mësimdhënëse e Fizikës derisa të kthehet punëtorja prej funksionit publik, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Abedin Bujupi” në Arrlat.

Ibadete Krasniqi, mësimdhënëse për Arsim fillor, derisa të kthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë,  në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në Llapushnik dhe

Arbërije Nika, motër edukatore në QEAP “Ardhmëria” në Drenas.

Punëtorët e përzgjedhur do të fillojnë punën me 17 prill të këtij viti, ndërsa afati i ankesës për të pakënaqurit është në afatin prej tetë ditëve, drejtuar Drejtorisë për Arsim në Drenas prej datës së shpalljes publike.

Më këtë shpallje njoftohet Drejtoria e Arsimit, Drejtori i shkollës dhe një mbetet për evidencë.

Sqarim: Obligohen punëtorët e përzgjedhura të lartcekura që të sjellin certifikatën mjekësore brenda afatit të ankesave./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë