Drejtoresha e Bujqësisë viziton fermerët e Drenasit

Drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit, znj. Anita Abdullahu-Dvorani, ka vizituar disa nga fermerët e Komunës së Drenasit dhe u ka premtuar se do të kenë përkrahjen nga drejtoria që ajo udhëheq.

 

Gjatë vizitës që ka bërë në disa lokalitet dhe është takuar me fermerët, drejtoresha Abdullahu ka thënë se Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik është ne hartimin e disa projekteve të cilat janë në dobi dhe interes të fermerëve.

“Komuna e Drenasit do të vazhdoj të jetë mbështetëse dhe përkrahëse e fermerëve dhe fermave, jemi duke i hartuar disa projekte nga të cilat përfitues do të jenë fermerët e Drenasit”, ka thënë drejtoresha Abdullahu.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë