KF Feronikeli subvencionohet nga KK Drenas me 50 mijë euro (Dokument)

Të premten është mbajtur vazhdimi i seancës së Kuvendit të Komunës së Drenasit i ndërprerë të mërkurën ku ishin miratuar disa nga pikat e rendit të ditës.
Kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj, sot ka publikuar në profilin e tij në Facebook vendimin për subvensionimin e KF Feronikeli në vlerë prej 50 mijë euro.
Po ashtu në këtë mbledhje është miratuar vendimi për përkrahjen dhe financimin e Qendrës për Rehabilitim “Handikos” ku do të subvencionohet për këtë vit në vlerën prej 15.000 euro.



