Falsifikon dokument që është veteran i UÇK-së, arrestohet
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë, i cili dyshohet se ka falsifikuar një dokument duke u shtirur si veteran i UcK-së.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që dyshohet se ka falsifikuar një dokument me të cilin konfirmon se kinse është veteran i UÇK-së. Më pas dokumentin e falsifikuar ka tentuar ta vërtetojë me vulë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

