Revoltohen veteranët e UÇK-së që jetojnë në diasporë (Foto)

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që neni 3 (2) i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u shtuan paragrafët 5 dhe 6 në nenin 16 të Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me nenin 24 të Kushtetutës.

Sipas këtij neni, veterani luftëtar i UÇK-së që jeton në shtet tjetër, gëzon të drejtën në benificione tjera sipas këtij ligji por nuk gëzon të drejtën në pension të cilën e kishin gëzuar deri më tani.

Kundër këtij vendimi kanë dalë veteranët e luftës që sot kanë nënshtetësi të huaj. Njëri ndër ta është edhe Ilir Avdullahaj i cili sot jeton në Zvicër.

Ndonëse në kohë luftë kishte vetëm 17 vjet ai sot është i revoltuar që institucionet e Kosovës po ua mohojnë të drejtën në pension dhe po luajnë me mundin dhe djersen e tyre.

“Kërkoj që të mos i humbët mundi dhe djersa askujt që ka dhënë kontribut për lirinë e Kosovës. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ndryshim të ligjit është i padrejtë dhe e kundërshtojmë ashpër ne si veteranë të UCK-së që sot jetojmë në diasporë”, ka thënë Avdullahaj për Indeksonline.

Ai ka thënë se ka shumë veteranë të UÇK-së që kishin lënë punat dhe shtëpitë e tyre në diasporë për të qenë pjesë e luftës dhe sot atyre tu mohet e drejta në pension dhe të luhet me mundin dhe djersen e tyre është e papranueshëm. Sipas tij sot ka edhe veteranë të luftës të UÇK-së të cilët nuk janë shqiptarë dhe vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe të mos e gëzojnë pensionin minimal të Kosovës është mëkat.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë