Kryetari Lladrovci viziton ordinancën stomatologjike të OJQ “Team Albania”

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci ka vizituar ordinancën stomatologjike të OJQ “Team Albania” e cila funksionon në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci është njoftuar për së afërmi nga përfaqësuesit e OJQ-së “Team Albania” për punën dhe funksionin që kryejnë në shërbimet stomatologjike për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Bashkëshortet, Per dhe Malfrid Nordli nga Norvegjia të cilet edhe janë financuaes të këtij projekti, treguan se shërbimet stomatologjike që kryhen nga kjo ordinancë janë falas për familjet që janë në raste sociale, ku deri më tani kanë kryer rreth 400 familje.

Kryetari Lladrovci në këtë takim është pritur edhe nga koordinatori Xhemail Bytyqi dhe Afërdita Bytyqi, dy doktoreshat, Dr. Manushaqe Veliu dhe Dr. Shqipdona Morina dhe tri asistente.

Para se të nis takimi në lokalin e kësaj ordinance, kryetari Lladrovci u kërkojë falje përfaqësuesve të OJQ-së, për ndërhyrjen të cilat ishin bërë në objektin e ordinancës ku ata shfrytëzojnë, nga stafi menaxhues i QKMF-së.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar organizatën “Team Albanian” për punën dhe angazhimin për qytetarët e Komunës së Drenasit dhe ka premtuar organizatës përkrahje dhe mbështetjen edhe në të ardhmen.

Komuna e Drenasit dhe organizata “Team Albania” ka marrëveshje bashkëpunimi për qëllimin e përkujdesjes për shëndetin oral-stomatologjik për persona me gjendje të rëndë ekonomike e sociale.

Kjo marrëveshje parasheh ofrimin e shërbimit në rregullimin e dhëmbëve, shërimi, pastrimi dhe nxjerrja e dhëmbëve duke e parë të nevojshme tek familjet me gjendje të rëndë ekonomike e sociale, duke angazhuar staf mjeksor profesional.

Organizata norvegjeze “Team Albania” me seli në Kosovë financon këtë projekt duke siguruar të gjitha paisjet e nevojshme dhe materialin shpenzues, ndërsa Komuna e Drenasit ka lëshuar një lokal kësaj ordinance në katin e parë të QKMF-së në Drenas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë