Inspektorët komunal ndalojnë punimet në një objekt në Komoran

Drejtoria e Inspeksionit, ka vazhduar edhe javën e kaluar në  marrjen e masave ndëshkimore  për pronarët dhe punëkryesit, të cilët zhvillojnë ndërtime pa leje ndërtimore në zonën e tokës bujqësore nën masën e komosacionit, që përfshinë zonën në të dy anët e “Autostradës M9” , përkatësisht në afërsi të “Autostradës M9” në Komoran.

Me 30.03.2017,  një subjekti afarist  i janë ndaluar punimet në ndërtimin e objektit me sipërfaqe 2000 m2,  dhe i është vendosur shiriti për rreth objektit, në rast të vazhdimit punimeve do të merren masa në rrënimin e ndërtimit pa leje ndërtimore.

Ndaj Komuna e Drenasit fton qytetarët  që të jenë bashkëpunues dhe të njoftojnë Drejtorinë e Inspeksionit për ndërtimet të cilat bëhen në zonën e masës së komosacionit dhe ndërtimit që bëhen në pronën (sipërfaqën) komunale.

Kujtojmë së Drejtoria e Inspeksionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësiti në Drenas, është në mbikëqyrje të vazhdushme të ndërtimeve të paligjshme në gjithë territorin e Komunës së Drenasit, në veqanti në zonat nën masën e komosacionit, ku nuk është i lejuar ndërtimi me ligj.

“Ftojmë qytetarët e Komunës së Drenasit, që para fillimit të çdo ndërtimi të jenë të paisur me leje ndërtimi, në të kundërten, ndërtimi do të ndalohet nga inspektorët dhe do të merren masa ndëshkuese, sipas Ligjit për Ndërtim. Gjithashtu, objekti pa leje ndërtimore, nuk mund të regjistrohet në regjistrin kadastral dhe si pasojë e kësaj, shfrytëzuesi i objektit nuk mund të bëhet pronar legjitim”, thuhet ndër të tjera në komunikaten për media të Komunës së Drenasit./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë