Drenori: Po punohet në fontanën e qytetit! (FOTO)
Asamblisti i KK në Drenas, Xhavit Drenori ka “inspektuar” punët në fontanën e cila po ndërtohet në sheshin kryesor të Drenasit.
Ky është statusi i Drenori në facebook:
Në fakt është dashtë më herët të kryhet kjo punë, por ofertën me çmime qesharake qe kishte ofruar operatori ekonomik (duke menduar që i ikë këtij investimi), kishte provuar të gjej hapsirë për shmangije të “disa punëve”.
Për këtë kontratë jam mirë informuar që vitin e kaluar.
Nesër do i kërkojmë paramasat se nga kjo që pamë sot në vendpunishte, me kodor dhe hidro izolim nuk po punohej!
Jemi këtu për të ruajt paranë publike.
Mjaft u mashtruam nga operatorë ekonomik dhe zyrtarë komunal të korruptuar.



