Arrestohet kosovari në Durrës

Një person nga Vushtrria është arrestuar në Portin e Durrësit pasi që policët gjeten në pronësi dokumente të falsifikuara, transmeton Indeksonline.

“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin N.K, vjeç 34 banues në Vushtrri, Kosovë, pasi dyshohet se ju gjetën e bllokuan një pasaportë e një leje drejtimi automjeti franceze, të falsifikuara”, kanë deklaruar në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Durrës.

Kosovari do të ndiqet sipas nenit 189 e 186 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë./

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë