Veseli nis nesër turin e diskutimit me ekspertë

Po vazhdon fushata parazgjedhore e liderëve partiakë. Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka paralajmëruar so prej nesër do të nisë turin e dëgjimit të ekspertëve.
Kadri Veseli nga nesër do të fillojë turin e ri, atë të diskutimit me ekspertë te fushave të ndryshme, ekonomia, arsimi, bujqesia, sporti, kultura e të tjera.
Këtë tur do ta mbajë si vazhdimësi e turit te tij të dëgjimit me qytetarë.
Nisjen e turit të ri, Veseli e ka paralajmeruar përmes një statusi në Facebook.
“Po ndaj disa momente nga turi i dëgjimit, ku takova qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës. Këto ditë do të fillojmë takimet me ekspertë nga fushat e ndryshme, për të diskutuar rreth zgjidhjeve më të mira karshi problemeve që ka vendi ynë. Më ndiqni dhe më dërgoni komentet tuaja në kadriveseli.com”, ka shkruar ai.