Erdogani i brengosur pse djali i Hashim Thaçit ishte në shkollën e Gylenit në Kosovë

Një ligjvënës i lartë austriak ka publikuar një varg dokumentesh të cilat paraqesin një rrjet të gjerë global mbikëqyrës turk që ka për qëllim të minojë organizata besnike ndaj klerikut mysliman për të cilin Turqia beson se qëndron prapa tentim-puçit të vitit të kaluar.
Parlamentari i Gjelbër, Peter Pilz, këtë javë publikoi disa memorandume të gazetarëve të përzgjedhur nga, siç thotë ai, konsullata dhe ambasada turke në 35 vende, përfshi Kosovën, Japoninë e Australinë e që i raportojnë Ankarasë, raporton “The Washington Times”.

Varësisht nga vendi, korrespodencat variojnë nga pikëpamjet historike të organizatave të përkrahura nga kleriku me bazë në SHBA, Fethullah Gylen, e deri tek listat e detajuara të shkollave, bizneseve dhe organizatave të grave, shoqërive religjioze, mediave dhe organizatave joqeveritare. Disa përmbajnë emrat, adresat dhe të dhënat personale të të përfshirëve, transmeton Koha.net.

Zyrtarë nga Ministria e Brendshme e Austrisë thonë të mos i kenë parë dokumentet e fundit, por po i trajtojnë si të vërteta. Ministria e Jashtme turke nuk është përgjigjur.

Pilz ndau këto dokumente, në gjuhën turke dhe gjermane, me një grup gazetarësh të përzgjedhur të enjten. Associated Press i ka parë këto dokumente, dhe në bazë të analizave të para konstaton se janë autentike.

Në mesin e këtyre dokumenteve përmendet edhe Kosova, ndonëse nuk dihet se kush mund të jetë gazetari apo gazetarët që kanë raportuar për konsullatën dhe ambasadën turke në Kosovë.

Fragmente nga këto dokumente për Kosovën dhe vendet tjera:

– Raporti nga Kosova paralajmëron se lëvizja e Gylenit po fiton ndikim përmes shkollave të tij, një observim që mund të shihet edhe në dokumentet për vbendet tjera po ashtu. Thotë se djali i Presidentit Hashim Thaçi është në mesin e “fëmijëve të familjeve të rëndësishme të politikës dhe biznesit kosovar” që shkon në shkolla të tilla, transmeton Koha.net.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë