NISMA për Kosovën në Drenas ka disa pyetje për Lladrovcin

Kryesia e NISMA’s për Kosovën, dega në Drenas, ka mbajtur mbledhjën e saj të rrregullt, ku u shqyrtuan zhvillimet aktuale në komunën e Drenasit.
Mbledhjën e hapi kryetari i degës së NISMA për Kosovën, dega në Drenas, Isa Xhemajlaj i cili përshendeti të pranishmit në këtë mbledhje.
Dega e NISMA’s për Kosovën në Drenas në këtë mbledhje u zotua përseri se do të vazhdojë të mbrojë interesat e banorëve të Drenasit në çdo moment.
Gjithashtu dega e NISMA’s për Kosovën në Drenas është duke përcjellur në çdo moment zhvillimet në komunën e Drenasit, dhe këto zhvillime janë duke u parë me shqetësim nga dega e NISMA’s dhe banorët e Drenasit.
Dega e NISMA’s për Kosovën në Drenas, në emer të banorëve të Drenasit kërkon nga kryetari i komunës Ramiz Lladrovcit që të përgjigjet para qytetarëve për mos realizimin e asnjë premtimi të tij deri më tani.
Dega e NISMA’s dhe banorët e Drenasit pyesin kryetarin Lladrovci:
1. Keni premtuar që do të lironi hapsirat e uzurpuara menjëherë pas marrjës së mandatit të kryetarit, e ju nuk e keni bërë një gjë të tillë, por pasi e keni marrur këtë mandat, nuk keni liruar asnjë hapsirë nga uzurpatorët, por menjëherë keni afruar pranë vetës vetë uzurpatorët, madje edhe duke i ngritur në pozitat më të larta në komunë, e deri edhe drejtoreshë të drejtorisë e keni bërë njeriun që jeton në hapsirë të uzurpuar. Pse?
2. Në Komoran keni premtuar se do të funksionalizoni ambullatën 24 orë dhe po ashtu keni premtuar që në Komoran do të sjellnit edhe një kontinier të policisë dhe asnjërën e as tjetrën nuk e keni realizuar. Pse?
3. Keni premtuar se menjëherë pas marrjës së mandatit të kryetarit, do të rregulloni infrastrukturën e trojeve të veteranëve në Poklek, dhe ju nuk keni marrur asnjë hap në këtë drejtim. Pse?
4. Ne si dega e NISMA’s për Kosovën dhe banorët e Drenasit kërkojmë sqarim nga ju kryetar dhe nga policia se pse është djegur objekti i vjetër i qëndrës për punë sociale, pasi në këtë qëndër ka pasur dokumentacion që i janë dashur banorëve dhe është shkaktuar dëm i madh. Pse ju si kryetar i komunës keni heshtur dhe pse Policia ka heshtur?
5. Në Korroticë të Epërme keni premtuar se do të heqni ujërat e zeza nga një lagje , pasi që këto ujëra të zeza rrjedhin nga Parku Biznesit dhe në këtë lagje është bërë jeta e paduruar më nga kundërmimi i rëndë dhe uji i pusetave është bërë i pa pijshëm. Gjithashtu po në Korroticë të Eperme keni dërguar gypat e ujësjellsit deri të xhamia dhe ende nuk e keni funksionalizuar, kështu duke mbetur banorët pa ujë. Pse?
6. Në buxhetin vjetor është miratuar heqja e shpenzimeve për ceremoninë e varrimit të banorëve, ju si kryetar e keni stopuar këtë, tregoju banorëve të Drenasit pse e keni stopuar dhe ku i keni dërguar këto mjete financiare?
7. Ju si kryetar i komunës keni hartuar një rregullore për shkollat që bie ndesh me rregulloren e Ministrisë së Arsimit që e ka hartuar për shkolla, pse e bëtë një gjë të tillë? Apo jeni duke e parë që jeni në rrënim e sipër dhe për të shpëtuar jeni duke u munduar që të frikësoni mësimdhënësit…?
Ju dhe ekipa e juaj nuk keni as njohuri e as kapacitet për të përmbushur nevojat e banorëve, ju jeni në sherbim të klaneve të caktuara.
Dega e NIMA’s për Kosovën në Drenas
31.03.2017