Miratohet propozimi për ndarjen e tokës për ndërtimin e shkollës profesionale në Komoran

Të premten pasdite është mbajtur vazhdimi i seancës së Kuvendit të Komunës i ndërprerë të mërkurën ku ishin miratuar disa nga pikat e rendit të ditës. Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj, anëtar të Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it, OJQ dhe media.

Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Naim Bazaj, ndërsa janë votuar shumica e propozimeve të ekzekutivit. Fillimisht në mbledhjen e 29.03.2017, anëtarët e Kuvendit, por edhe propozimi i kryetarit ishte që pika e 7 e rendit të ditës, pra propozim rregullorja për organizimin e punës në institucionet edukativo-arsimore në Komunën e Drenasit të shtyhet për mbledhje tjetër, për arsye se është kërkuar që paraprakisht të dal në diskutim publik me palët e interesit të kësaj rregullore. Pastaj po ne këtë mbledhje të 29.03 ka kaluar proces verbali i mbledhjes së kaluar me ndryshime, raporti i punës janar – dhjetor i vitit 2016 i kryetarit të Komunës, raporti vjetor i buxhetit për vitin 2016, propozim vendimi për bartjen e të hyrave vetanake, rregullorja për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve.

Po ashtu ne këtë mbledhje është miratuar vendimi për përkrahjen dhe financimin e Qendrës për Rehabilitim “Handikos” ku do të subvencionohet për këtë vit në vlerën prej 15.000 euro.  Me përfundimin e kësaj pike edhe ishte ndërpre mbledhja për të vazhduar të premten (31.03.2017) pasdite ku kishin mbetur pikat tjera për tu diskutuar. Në mbledhjen e ditës së premte ishin miratuar këto pika dhe përkrahja dhe financimi i këtyre klubeve: propozim vendimi për financimin e KH “Drenica” (M) në vlerën prej 7000 euro, propozim vendimi për financimin e FC “Feniksi” në vlerën prej 3000 euro, propozim vendimi për përkrahjen financiare të KV “Gryka: (F) në vlerën prej 2000 euro, për SHKA “Shotë Galica”, 5000 euro, për KV “Drenasi” (F) 2000 euro, për KF “Gryka” në vlerën prej 5000 euro, për Klubin e Boksit “Drenasi” 1600 euro, për KH “Drenica” (F) në vlerën prej 1600 euro, për KF “Feronikeli” në vlerën prej 50.000 euro dhe për KV “Drenasi” (M) 1510 euro.

Në këtë mbledhje ka kaluar me ndryshime edhe rregullorja për përcaktimin e kritereve dhe procedurës për dhënie me qira të banesave në pronësi të Komunës. Janë diskutuar edhe raportet e Komiteteve Konsultative, i atij për Arsim, Kulturë, Rini e Sport, dhe atij për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Është miratuar edhe Plani i punës së Kuvendit, plotësimi i anëtarit të Komitetit për Politikë e Financa dhe në fund ka kaluar edhe pika e propozuar në vazhdimin e kësaj seance,  vendimi për ndarjen e tokës në ndërtimin e shkollës profesionale në Komoran.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë