Krasniqi: Kryeministër, demarkacioni nuk është arsye pse kosovarët nuk lëvizin lirshëm

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj fjalës së kryeministrit Isa Mustafa, ku ka thënë se para pak ditësh BE-ja ua liberalizoi vizat qytetarëve të disa ish-republikave sovjetike, të cilat jo vetëm që nuk e kanë përfunduar demarkacionin, por kanë probleme të mëdha territoriale me Rusinë.
Shkrimi i plotë i Krasniqit i publikuar në Facebook:
KAUZA KOMBËTARE E KA BËRË SHTETIN, JO “KAUZA” E NËNSHTRIMIT
Kryeministri po vazhdon më të vjetrën. Ai kërkesën e opozitës, të ekspertëve të pavarur dhe te qytetarëve për të rishikuar demarkacionin më Malin e Zi, po thotë:
“Konsideroj po ashtu se nuk ka asnjë kauzë politike si dhe asnjë luftë politike që arsyeton që t’i mbajmë peng qytetarët tanë, t’ju mohohet e drejta e lëvizjes së lirë, e drejta që ata të jenë të barabartë me qytetarë tjerë evropianë”. Kryeministër, kërkesa për të bërë demarkacionin me Malin e Zi pa humbur territor Republika e Kosovës, kërkesa për të bërë bisedime, si shteti me shtet me Serbinë, pa humbur sovranitet e pa nda sovranitet në raport me Serbinë, nuk janë kauza e as luftë politike për izolimin e Republikës e as të qytetarëve të saj?!