Ja çfarë vendimesh u moren dje në Kuvendin Komunal të Drenasit

^
Në mbledhjen e ditës së premte të Kuvendit Komunal të Drenasit, sipas asamblistit Xhavit Drenori janë miratuar këto propozim vendime:
propozim vendimi për financimin e
KF “Feronikeli” në vlerën prej 50.000 euro,
KH “Drenica” (M) në vlerën prej 7000 euro,
FC “Feniksi” në vlerën prej 3000 euro,
KV “Gryka: (F) në vlerën prej 2000 euro,
SHKA “Shotë Galica”, 5000 euro,
KV “Drenasi” (F) 2000 euro,
KF “Gryka” në vlerën prej 5000 euro,
Klubin e Boksit “Drenasi” 1600 euro,
KH “Drenica” (F) në vlerën prej 1600 euro, dhe
KV “Drenasi” (M) 1510 euro.
Në këtë mbledhje ka kaluar me ndryshime edhe rregullorja për përcaktimin e kritereve dhe procedurës për dhënie me qira të banesave në pronësi të Komunës.
Janë diskutuar edhe raportet e Komiteteve Konsultative, i atij për Arsim, Kulturë, Rini e Sport, dhe atij për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Është miratuar edhe Plani i punës së Kuvendit, plotësimi i anëtarit të Komitetit për Politikë e Financa dhe
në fund ka kaluar edhe pika e propozuar në vazhdimin e kësaj seance, vendimi për ndarjen e tokës në ndërtimin e shkollës profesionale në Komoran.