Sot vazhdon mbledhja e KK në Drenas, ja temat e mbetura

Mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal në Drenas ishte ndërprerë dhe përshkak se kanë mbetur pa u shqyrtuar disa pika të rëndit të ditës e njëjta do të vazhdoj edhe sot prej orës 14:00. Deputetet komunal arriten deri të propozim vendimi për subvencionimin e klubeve sportive. (Shih pikat e rendit të ditës në foton e bashkangjitur!).
“Deri tek kjo pikë e rendit të ditës u morën vendime të rëndësishme, ndër to edhe mbështetja financiare për Handikosin në vlerë prej 15,000 euro; pastaj vendimi për bartjen e mjeteve vetanake që këtë vit kapin vlerën prej gjysmë milioni euro (me siguri për shkak qe ky vit është vit zgjedhor); pastaj u aprovua Rregullorja e re për kushtet dhe kriteret e ndarjes se Subvencioneve”, ka thënë asamblisti Xhavit Drenori.
Sot mbledhja do të vazhdoj nga ora 14:00 dhe pritet të merren edhe vendime tjera të rëndësishme, ndër to edhe për Rregulloren për kushtet dhe kriteret për dhënie me qera të banesave, pronë komunale.