Konfiskohen rreth 150 kg drogë në tri operacione

Njësia për hetimin e trafikimit të narkotikëve ka zhvilluar tri operacione të ndara me ç’rast ka gjetur dhe konfiskuar rreth 151 kg mariuhanë, ndërsa brenda javës janë arrestuar 34 persona për posedim droge.
Përveç rastit të publikuar me 28 të këtij muaji ku janë kapur rreth 60 kg mariuhanë, dje paradite gjatë një aksioni të zhvilluar në Gjilan policia ka konfiskuar 57 kg drogë dhe ka arrestuar një person të dyshuar.
Bajram Nuhiu, nga Drejtoria për Hetimin e trafikimit të narkotikëve ka thënë se pasditen e djeshme, rreth orës 18:00, është ndaluar një automjet transportues në pikën e kalimit kufitar në Merdare ndërsa pas kontrollimit është zbuluar se në mjet ka 31 kg maruihanë.
Ai tha se në këtë rast është arrestuar një person ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit janë kryer tri bastisje me ç’rast janë konfiskuar tri armë zjarri, 19 mijë euro, tri vetura.
Një operacion i njëjtë ishte zhvilluar edhe me 28 të këtij muaji ku ishin kapur dhjetëra kg drogë mariuhanë./Indeksonline/