Feronikeli-Drenica, lajm me rëndësi nga derbi drenicas

Të shtunën zhvillohet mbase derbi i xhiros 23 i Vala Superligës ndërmjet Feronikelit dhe Drenicës.
Pikët janë jetike për të dyja palët. Përderisa Feronikeli synon titullin, Drenica kërkon mbijetesën.
Tifozët e Feronikelit, “Tigrat e Zi” nuk do të jenë të vetëm të shtunën, pasi udhëtimin e kanë paralajmëruar edhe “Shqiponjat e Zeza” të Drenicës, shkruan Gazetasheshi.com.
Ky është njoftimi i tifozëve të Drenicës
Të shtunën udhëtojmë për Drenas!
Të shtunën, do të zhvillohet ndeshja derbi në kampionat, në mes të Feronikelit dhe ekipit tonë të zemres, KF DRENICA.
Ne si tifozë do të udhëtojmë për në Drenas të shtunën, për të mbeshtetur djelmoshat tanë që po japin gjithqka nga vetja.
Andaj të jemi në numër sa më të madh, në mënyrë që përkrahja të jetë maksimale.
Të shtunën në ora 13:30, takohemi tek Palestra e re(Që është duke u ndertuar)
Nisja në ora 14:00. Udhëtimi është Gratis.
Hyrja 1 Euro në stadiumin e Feronikelit.