Muja: S’mund të tërhiqen paralele në mes të Jasharit e Rugovës
Në seancën parlamentare të së enjtes është miratuar ligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, të cilin deputeti i PDK-së, Shaip Muja po e konsideron që është vonuar shumë.
Ai ka thënë që përmes këtij ligji ky kompleks do të jetë nën mbrojtjen e shtetit si monument historik, dhe tutje mund të mbrohet edhe nga UNESCO.
“Ligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” është vonuar shumë. Ka pasur nevojë që të filloj ndoshta para dhjetë vitesh, ngaqë objektet atje janë duke u dëmtuar vazhdimisht e duhen konservuar. Ky duhet të jetë nën mbrojtjen e shtetit si monument historik e në qoftë se anëtarësohemi në UNESCO do të mbrohet edhe nga ajo” ka thënë Shaip Muja në një intervistë në Ballë Për Ballë të Klan Kosovës.
Tutje Muja ka thënë që vepra e familjes së Adem Jasharit i tejkalon kufijtë patriotik dhe se nuk mund të krahasohet me Ibrahim Rugovën.

