Mes lotëve, nëna e Alban Beqirit nga Skenderaj kërkon ndihmë për shërimin e djalit të saj (Video)

Alban Beqiri nga Skenderaj, është vetëm 23 vjeçar, dhe vuan nga sëmundja e leukemisë akute.
Tash e disa javë është duke u kërkuar ndihmë për shërimin e tij, pasi familja Beqiri nuk ka mundësi të sigurojë shumën prej 200 mijë euro për shërim jashtë vendit, shkruan Magazina.al
Nëna e Albanit, përmes në video dërguar këngëtarit Labinot Tahirit, ju ka drejtuar të gjithë shqiptarëve duke ju bërë thirrje për ndihmë.
Ajo ka treguar se Ministria e Shëndetësisë, i ka ndarë 30 mijë euro por që nuk mjaftojnë, për më tepër janë shpenzuar për terapinë e 23 vjeçarit.
Për më shumë dëgjojnei apelin e nënës së Albanit: