Jep dorëheqje Naim Bazaj

Dje në mbledhje të Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj ka dhënë dorëheqje nga Grupi Parlamentar i PDK-së në Drenas. Arsyeja e dorëheqjes sipas Bazajt është se ky Grup Parlamentar nuk përfaqëson PDK-në, por pesë anëtar të PDK-së, ku 20 anëtar të PDK-së janë kundër.

“Është viti 2017 dhe dihet se është vit i zgjedhjeve, dhe unë kam mbështetjen e Kryesisë së PDK-së dega në Drenas (rreth 90%) të kryesisë, për Kryetar të Komunës për zgjedhjet komunale që do të mbahen këtë vit. Kjo ishte edhe njëra nga marrëveshjet me kreun e PDK-së Kadri Veseli”, ka thënë Bazaj, transmeton DrenicaOnline.

Ai ka thënë se ky shqetësim duhet të ngritët dhe në instancat e larta të partisë pasi Drenasi nuk ka nevojë për ngulfatje.

“Ne duhet të ngrisim këtë shqetësim edhe në organet e strukturave të larta të PDK-së, sepse qytetarët e Drenasit kanë nevojë për mbështetje, JO ngulfatje! Ata na votuan dhe e kërkojnë të drejtën e tyre, me këtë proces ne po i bllokojmë bizneset dhe firmat që veprojnë në komunën tonë! Inciativat e tilla kanë rrjedhë duke i parë paknaqësit e qytetarëve të cilët votuan me shpresën që do gjejnë përkrahjen te lidershipi, ku unë sot ndjejë keqardhje për këtë proces!”, ka përfunduar statusin e tij të publikuar në facebook, Naim Bazaj./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë