Drenas, në skaj të rrugës qytetari has në mjet të pashpërthyer

Qytetarë të ndryshëm po hasin jo rrallë në mjete të ndryshme shpërthyese anë e kënd Kosovës. Një rast i tillë u raportua mbrëmë, njofton policia e Kosovës.

Sipas policisë, mashkulli i nacionalitetit shqiptar ka raportuar se skaj rrugës ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e deminimit të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar. /Drenica Press/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë