Jozyrtare: Drenori bëhet drejtor i urbanizmit në Drenas

 

Një ndër temat e diskutuara në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal në Drenas ka qenë edhe urbanizmi.

Vërejtje të mëdha në këtë temë ka paraqitur asamblisti Xhavit Drenori ndërsa pas diskutimeve të shumta, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i tha Drenorit se nga sot ai do të jetë drejtor i urbanizmit ndërsa nuk hezitoj të ia uroj këtë detyrë. Nuk dihet nëse ky emërim është zyrtar apo jo, por këto fjalë u thanë publikisht në sallën e Kuvendit Komunal.

Por Drenori nuk e ka pohuar as mohuar këtë post ani pse ka pranuar urimin nga Lladrovci dhe për këtë flet më së miri edhe fotografia, raporton DrenicaOnline.

Së fundi Drenori e kishte përshëndetur veprimin e kreut të Drenasit Ramiz Lladrovci i cili me mjet të punës kishte dalë në terren për të ndalë punimet e rrugës në Komoran e cila po shtrohej jashtë standardeve.

Ndërsa sipas burimeve të DrenicaOnline Brenda Kuvendit mësohet se pas kërkesës se nënkryetarit për lirim nga detyra, Arsim Haxhiu, kryetari ka propozuar që nënkryetar të jetë Betim Berisha. Kurse Drenori thuhet se e ka pranuar propozimin e kryetarit për drejtor./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë