Humbë jetën 4-vjeçari në aksident trafiku

Një katër vjeçar ka mbetur i vdekur nga përplasja që mori sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Llugë të Podujevës.

Policia e Kosovës ka thënë për Indeksonline se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 në të cilin kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë e tipit “Fiat”.

“Këmbësori (4-vjeç, mashkull ) nuk ka mundur të përballojë plagët e marra dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën Emergjente në Podujevë”, ka thënë për Indeksonline Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ngasësi i automjetit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë